.
Published On: Thu, Jun 22nd, 2017

Kusari-Lila, takime bashkëpunimi në Kanada

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”.

Në ditën e dytë të kësaj konference ka shfrytëzuar rastin për takime të ndryshme me lider të qyteteve të ndryshme të botës.

Me këtë rast, Kusari Lila ka takuar kryetaren kryeqytetit të Francës, Parisit Anne Hidalgo, së cilës ia ka dhuruar një fotografi të qytetit të Gjakovës.

Ndryshe kryetarja Kusari Lila është e para përfaqësuese e një komune të Kosovës që po merr pjesë në këtë kongres. Ajo tha se pjesëmarrja është një mundësi e shkëlqyer për biseda dhe rrjetizim të kryetarëve të qyteteve nga e tërë bota./radiogjakova/