Kanada, Kusari prezanton sfidat e qeverisjes lokale
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në ditën e fundit të Kongresit të XII Metropolis, “Qytetet botërore e definojnë të ardhmen tonë” që po mbahet në Kanada ka prezantuar rastin e Gjakovës, sfidat, sukseset, vështirësitë si dhe planet.
Ajo po ashtu ka fol edhe për rolin e gruas në vendimmarrje, si dhe për iniciativat vendore dhe ndërkombëtare për fuqizimin e gruas në politiken lokale dhe qendrore.
Kusari-Lila këtë prezantim e ka bërë në një panel krahas kryetarit të Montrealit, Denis Coderre, zevendëspresidentit të zonës metropolitane të Barcelones Alfred Bosch, si dhe kryeministrit të provincës afrikane Gauteng, David Makhura të cilët gjithashtu prezantuan perspektiven e tyre nga qytetet dhe rajonet respektive.
Kusari-Lila, pas kongresit ka zhvilluar takim në kryeqytetin e Kanadasë, Otava me Anita Vandelbeld, kryesuese e grupit të grave parlamentare të Kanadasë dhe grupit të grave liberale të Kanadasë apo të partisë në qeverisje. Ajo është edhe kryesuese e komisionit për miqësi Kanadë- Kosovë si dhe kryesuese e komisionit për demokratizim./radiogjakova/