.
Published On: Fri, Jun 23rd, 2017

AKB: Zgjedhjet, zhvillim negativ në ekonomi

Share This
Tags

Aleancës Kosovare të Bizneseve në Gjakovë mbajti një konferencë me temën “ Zgjedhjet promovuan demokraci por paralelë me këtë edhe zhvillim negativ në ekonomi”.

Kryetari i zyrës rajonale të Aleancës Kosovare të Bizneseve në Gjakovë, Argjent Fetahu, tha se “Kosova vazhdon të përballet me problematikat e shumta të zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërkohë që këto zgjedhje kanë prodhuar zhvillime negative në ekonomi”.

Fetahu vuri në dukje pasojat e mungesës së investimeve në ekonomi në rajonin e Gjakovës. Ai fajësoi qeverinë qendrore dhe atë lokale për mosmbajtje premtimesh në lidhje me prurjen e investimeve në Gjakovë.

Ai njoftoi se gjatë pjesës së dytë të këtij viti, në Gjakovë pritet të organizohet një forum ekonomik ku do të marrin pjesë investitorë potencial në këtë rajon. /radiogjakova/