.
Published On: Fri, Jun 23rd, 2017

Të shtunën nis “Përralla”

Share This
Tags

Të shtunën prej orës 18:00 në Lugun e Dragoit në Çabrat do të mbahet festivali i muzikës elektronike “Përralla”.

Programi dinamik i këtij eventi do të sjellë në Gjakovë tendencat më të reja të muzikës elektronike bashkëkohore.

DJ, kompozitorë, artistë ndërkombëtarë e vendorë do të luajnë për 48 orë pandërprerë.

Organizatorët janë shprehur se gjithçka është gati për një festë të madhe dhe flasin për një interesim të madh të të rinjve nga rajoni dhe më gjerë./radiogjakova/