.
Published On: Sat, Jun 24th, 2017

Fiter Bajrami, të rinjtë ndihmojnë familjet në nevojë

Share This
Tags

Një grup të rinjsh të qytetit të Gjakovës, me iniciator Artan Dervishi, kanë shpërndarë paketa ushqimore dhe higjienike për 13 familje në nevojë në komunën e Gjakovës.

Mobilizmi u bë pas një ftese në rrjetin social “Facebook”. Për 6 ditë u mblodh një shumë e mjaftueshme falë kontributit financiar të individëve të cilët iu përgjigjën ftesës së Dervishit.

Ky i fundit tha se festa e Fiter Bajramit konsiston në ndjenjën e solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit, prandaj duan që dreka e Barjamit të mos gjejë tryeza bosh. Ai ftoi të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë familjet në nevojë.

Kjo është hera e dytë që Dervishi me miqtë e tij shpërndajnë paketa ushqimore dhe higjienike, pasi të njëjtën gjë e kishin bërë edhe për festat e fundvitit ku kishin ndihmuar 7 familje./radiogjakova/