.
Published On: Sat, Jun 24th, 2017

Të dielën kremtohet festa e Fiter Bajramit

Share This
Tags

Besimtarët myslimanë të dielën kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror për komunën e Gjakovës mbahet në Xhamin e Hadumit.

Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:37 minuta.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë uron të gjithë besimtarëkëtë festë me urimet më të mira.

Ndryshe në komunën e Gjakovës kohëve të fundit po punohet në rinovimin e xhamive të vjetra.

Ditë më parë, në prag të festës së Fiter Bajramit, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ishte për vizitë në Gjakovë ku inspektoi punimet që po zhvillohen në kompleksin e Medresesë së Vogël dhe objektin e trajnimeve në Gjakovë.

Me këtë rast myftiu Tërnava u nda i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po zhvillohen këtu dhe u informua se çdo gjë është duke shkruar sipas planit të paraparë.

Myftiu gjatë qëndrimit në Gjakovë poashtu vizitoi edhe Xhamitë e Sefës, Jusufit dhe Kusarve.

Gjatë këtij viti, dhe vitit vijues, siç njohton këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, do të bëhet rinovimi dhe meremetimi i të gjitha xhamive të Gjakovës./radiogjakova/