Fiter Bajrami, krerët e partive politike vizita në KBI
Për nder të festës së Fiter Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë hapi dyert për vizita të shumta.
Kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha priti zyrtarë të Komunës së Gjakovës, përfaqësues të Partisë së Drejtësisë, LDK-së, PDK-së, VV-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe Partisë Fjala.
Po ashtu, për të shprehur urimet për këtë festë në ambientet e KBI-së ishin edhe përfaqësues të KFOR-it dhe të institucioneve të tjera, si dhe qytetarë të shumtë nga komuna e Gjakovës.