.
Published On: Wed, Jun 28th, 2017

Policia, aksion për largimin e lypsarëve

Share This
Tags

Numri i madh i lypsarë ve në rrugët e qytetit në Gjakovë, ka shtyer njësitet për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore në Drejtorinë e Policisë në Gjakovë që të veprojnë .

Të më rkurë n, ky një sit ndërmori një aksion për identifikimin e personave të involvuar në këtë dukuri dhe të ndërmarrin hapa përkatëse ligjore për pengimin e përhapjes së mëtutjeshme të kësaj dukurie.

Si bëhet e ditur me këtë rast, një numër i madh i lypsarë ve, ku bëjnë pjesë edhe fëmijë të mitur dhe vajza të moshave të ndryshme, vijnë në mënyrë të organizuar nga Shqipëria, duke u shfrytëzuar për pasurimin e personave të caktuar, ndërkohë që një numër i lypsarë ve janë edhe nga Gjakova.

Zyrtarët policorë në terren janë duke ndërmarrë të gjitha masat e lejuara me ligj për parandalimin e kësaj dukurie, ndërkohë që në raste të caktuara, organizohet edhe transporti i tyre deri në kufi, përkatësisht kthimi në Shqipëri.

Masa përkatëse janë duke u ndërmarrë edhe ndaj lypsarë ve vendorë./radiogjakova/