Shfrytëzimi i rrjetit të fibrave optikë, “Fiberlink” marrëveshje me KOSTT
Kompania “Fiberlink” nga Gjakova ka nënshkruar marrëveshje me Operatorin e Sistemit Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike KOSTT, për shfrytëzimin e rrjetit të fibrave optikë.
Bëhet fjalë për marrëveshjen për shfrytëzimit me qira të rrjetës së fibrave optik të pa-ndriçuar, me tre operatorë të licencuar të shërbimeve telekomunikuese, përfaqësuar nga “Fiberlink”.
Shërbimi i fibrave të pa-ndriçuar u mundëson operatorëve të lidhin teknologjitë e tyre përkatëse të transmetimit optik me fibrat e pashfrytëzuara të rrjetit të KOSTT-it, për të ofruar shërbimet e veta të transmetimit në relacionin Gjakovë – Prizren – Suharekë.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Mustafë Hasani ka thënë se është marrëveshja e parë përmes së cilës KOSTT ofron shërbim të linjave me qira të fibrave optikë, iniciativë e cila është mbështetur dhe inkurajuar nga Banka Botërore.
Në anën tjetër, Fatos Stavileci nga Fiberlink, është shprehur se një gjë e tillë do t’iu mundësojë dyfishimin e kapaciteteve të shërbimeve që ata ofrojnë, me performamnca të avancuara.