.
Published On: Thu, Jun 29th, 2017

Ja votat e deputetëve nga Gjakova

Share This
Tags

Gjakova do të përfaqësohet me 6 deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Dy përfaqësues i përkasin AAK-së, dy vijnë nga Vetëvendosje, një nga Alternativa dhe një nga PDK.

Por, cili nga 6 deputetët e ardhshëm nga Gjakova mori më shumë vota në nivel vendi?

Kryetarja e komunës së Gjakovës dhe e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila është më e votuara me 20.557 vota. Pas saj vjen sërish një kandidate. Teuta Haxhiu e AAK-së me 15.853 vota.

Si kandidati i tretë më i votuar i Gjakovës radhitet Driton Çaushi i Vetëvendosjes që ka marrë 10.359 vota. Pas tij, vjen ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, me 10.269 vota.

Hajdar Beqa ka marrë 10.089 vota, ndërsa Arbërie Nagavci 7.314 vota./radiogjakova/