Ja kandidatët më të votuar në komunën e Gjakovës
Më 11 qershor rreth 38.450 qytetarë me të drejtë vote nga komuna e Gjakovës iu drejtuan 28 qendrave të votimit. Përkthyer në përqindje i bie 35.56%. Numri i votave me kusht ose me postë në komunën e Gjakovës është 1.807.
Por, kush janë kandidatët më të votuar në komunën e Gjakovës?
Kanidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PAN dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është bindshëm njeriu më i votuar në komunën e Gjakovës.
I dyti pas tij radhitet një tjetër kandidat për kryeministër, ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërsa në vendin e tretë kryetari i Qendrës së VV-së në Gjakovë, Driton Çaushi.
Ja kandidatët më të votuar vetëm në komunën e Gjakovës:
- Ramush Haradinaj – 11.801 vota
- Albin Kurti – 8.149 vota
- Driton Çaushi – 6.683 vota
- Pal Lekaj – 5.537 vota
- Shpend Ahmeti – 5.053 vota
- Mimoza Kusari-Lila – 4.760 vota
- Daut Haradinaj – 4.463 vota
- Arbërie Nagavci – 4.460 vota
- Dardan Molliqaj – 4.081 vota
- Avdullah Hoti – 3.971 vota
- Teuta Haxhiu – 3.886 vota
- Kadri Veseli – 3.770 vota
- Hajdar Beqa – 3.713 vota