Rrënohen dy objekte në oborrin e shkollës “Fehmi Agani”
Me qëllim të parandalimit të çfardo rreziku nga shtëpitë e pa banuara, në oborrin e shkollës “Fehmi Agani” në Gjakovë u rrënuan dy objekte të tilla.
Ky veprim vjen disa ditë pas rekomandimit nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ku edhe kanë përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit ndaj ish-pronarëve të këtyre shtepive.
Kjo hapësirë do shfrytëzohet nga shkolla “Fehmi Agani” ku edhe priten investime të reja në funksionalizimin e tereneve sportive.
Nga ana tjetër, Hana Zeka, drejtoresh e Inspeksionit në Komunën e Gjakovës ka bërë të ditur se edhe gjatë vikendit, por edhe ditëve në vijim do vazhdojë aksioni për lirimin e hapësirave publike, aksion ky i filluar gjatë ditëve të fundit.