“Intertex”, kontratë të re me “Volvo”
Fabrika e tekstilit “Intertex” në Gjakovë ka firmosur një kontratë të re me gjigantin automobilistik “Volvo” .
Lajmin për Radio Gjakovën e konfirmoi edhe drejtori i bordit të “Intertex”, Valon Lluka. Sipas këtij të fundit, kontrata e re përfshin prodhimin e mbulesave për makinat “Volvo”.
Po ashtu, Lluka njoftoi se “Intertex” do të rrisë kapacitetin prodhues për mbulesat e “Volkswagen” si dhe “HaVEP”. Si fryt i këtyre marrëveshjeve të reja, “Intertex” ka hapur konkurs për pranimin edhe të 150 punëtorëve të rinj.
Ky kontigjent i ri punëtorësh do t’i bashkohet 270 të tjerëve që janë aktualisht duke e çuar numrin në 420 të punësuar gjithsej në “Intertex”./radiogjakova/