.
Published On: Wed, Jul 12th, 2017

Programi i GIZ, mundësi për ndërmarrësit e rinj

Share This
Tags

Në kuadër të mbështetjes së të rinjve për punësim dhe hapjen e bizneseve të reja, organizata gjermane “GIZ” në bashkëfinancim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenës Sociale, ka filluar implementimin e programit “Ndërmarrësit e rinj fillojnë biznesin”.

Për këtë arsye, Zyra Rajonale e Punësimit në Gjakovë do të organizojë sesion informues ku të rinjtë e interesuar mund të marrin informacione lidhur me mundësine e hapjes së një biznesi.

Drejtori i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, Kujtim Dula, njoftoi se vlera maksimale e shumës të cilën mund ta përfitojnë ndërmarrësit e rinj është 4 mijë euro, ndërkohë që 10% është shuma me të cilën duhet të participojnë përfituesit.

Takimi informues në Gjakovë, i cili ka për qëllim që të inkurajojë të rinjtë të zhvillojnë idetë e biznesit të tyre dhe përmes mbështetjes me grante të krijojnë mundësi për fillimin e biznesit dhe vetëpunësimin e tyre, mbahet në Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë më 18 korrik me fillim prej orës 10:00./radiogjakova/