KEDS: Të mërkurën ndërprerje të energjisë në komunën e Gjakovës
KEDS ka njoftuar se për shkak të disa punimeve, të mërkurën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të komunës së Gjakovës.
Kështu, për shkak të ndërrimit të izolatorëve në fshatin Bec, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbetet ky fshat, gjithashtu edhe fshatrat Janosh, Lugbunar, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq dhe rr. “Mark Malota”.
Po ashtu, të mërkurën prej orës 10:00 deri në ora 10:30 dhe 14:30 deri në ora 15:00 për arsye të revizionit dhe ndërrimit të shtyllave pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Fshaj Kushavec, Muhadër, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujëz dhe një pjesë e fshatit Damjan.
Ndërsa, prej orës 10:00 deri në ora 15:00 për shkak të ndërhyrjes në nënstacionin “Gjakova 2” do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike vetëm segmenti 10 kiloVatësh Pnishi./radiogjakova/