Publikohet “Ç’faj ka vargu” i Mevlyde Saraçit
Ka dalë nga shtypi libri më i ri i krijueses së njohur gjakovare Mevlyde Mezini Saraçi me titull “Ç’faj ka vargu”.
Në këtë libër poetik, poetja Saraçi lexuesit i ofron provokimin si detyrim analizimi, se vargu është jo vetëm lumturia, etja dhe dhembja e këndimit, por është vetë jeta, që, si çdo njeri, jo rrallë e shndërron në histori të veçantë.
Libri “Ç’faj ka vargu”, ofrohet si një këshillë njerëzore, për të thënë e shpjeguar shumëçka dhe gjithçka. Këto karakteristika, që autorja i bën edhe më të avancuara me peshën e vargut, pranohen dhe përqafohen më lehtë nga lexuesi.
Përmes poezive të saja autorja në këtë libër, nuk është thjeshtë vetëm ligjëruese e ndijimit të saj shpirtëror, por, ajo na sjellë filozofinë e mendjes dhe metaforën e qëlluar dhe të fuqishme.
Vargu i poetes Saraçi, është edhe plot shend e verë, plot hare dhe gëzim, që do të thotë se me mendjen dhe syrin e shpirtit, botën e sheh dhe e konsideron me plotë ngjyra.
Libri poetik me titull “Ç’faj ka vargu”, është libri i 15-të i autores Mevlyde Saraqi./radiogjakova/