.
Published On: Wed, Jul 19th, 2017

Punimet e KEDS, të enjten ndërprerje të energjisë në lagjet kryesore të Gjakovës

Share This
Tags

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të enjten do të ndërhyjë në nënstacionin “Gjakova 3” dhe shumë prej lagjeve kryesore brenda qytetit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Siç njoftohet, të enjten prej orës 10:00 deri në orën 14:00 nuk do të ketë energji elektrike në rrugët “Besim Bistazhini”, “Dërgut Vokshi”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Elena Gjika”, “Gjon Bisaku”, “Gjon Nikoll Kazazi”, “Haki Taha”, “Konferenca e Bunjajt”, “Konstandin Kristoforidhi”, “Lidhja e Prizrenit”, “Martin Camaj”, “Mithat Frashëri”, “Shaban Polluzha” dhe “Yll Morina”.

Po ashtu, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e rrugëve “Hysni Dobruna”, “Ismail Qemali”, “Migjeni” dhe “Yjet e Erenikut”/radiogjakova/