Kusari: Ministre në Shqipëri? Ja e vërteta
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar të ketë bërë ndonjë bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për t’u bërë pjesë e qeverisë së re të Shqipërisë që zyrtarisht nis punën në shtator.
Javë më parë, mediat në Shqipëri raportuan se Rama ka vendosur që dikasterin e Ministrisë së Jashtme t’ia besojë një personaliteti kosovar, ku mes emrave të lakuar ishte dhe ai i Kusari-Lilës.
“Nuk ka asgjë të vërtetë, më shumë ka qenë spekulim mediatik. Nuk ka pasur asgjë konkrete, as ndonjë propozim, as diskutim në lidhje me ndonjë pozicion në qeverinë shqiptare”, ka thënë Kusari-Lila për RTK.
Si kryetare e Gjakovës, Kusari e ka falënderuar kryeministrin Rama për bashkëpunimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që përmes këtij fondi është rregulluar infrastruktura në Malësinë e Gjakovës, saktësisht në Bajram Curr ku më pas u krijuan edhe kushte për organizimin e Maratonës së Malësisë./radiogjakova/