KDI organzoi “Punëtorinë për politikat e të rinjve”
Instituti Demokratik i Kosovës organizoi në Gjakovë “Punëtorinë për politikat e të rinjve”.
Kjo punëtori iu mundëson të rinjve të identifikojnë sfidat dhe brengat me të cilat përballen çdo ditë dhe u ndihmon atyre që të vijnë me rekomandime, të cilat pastaj u jepen partive politike dhe kandidatëve, në mënyrë që nevojat e tyre të përfaqësohen në qeveritë lokale dhe qendrore.
Në këtë takim mori pjesë edhe zv.ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Tom Adams i cili shprehu besimin tek të rinjtë kosovarë dhe forcën e tyre për të bërë ndryshime.
“Duke votuar dhe angazhuar në politikë, të rinjtë mund të arrijnë të bëjnë ndryshime pozitive për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës”, tha ndër të tjera Adams.