Shtohen martesat, por bie nataliteti
Ecuritë e natalitetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në komunën e Gjakovës nuk janë të favorshme.
Brenda kësaj periudhe duke krahasur me të njëjtën e vitit 2016, del se ka më pak lindje dhe më shumë raste të vdekjeve.
Në sektorin e gjendjes civile në Kuvendin Komunal të Gjakovës sipas zyrtares Teuta Vokshi, gjatë periudhës janar -qershor të këtij viti ka pasur të regjistruar 1 mijë e 43 lindje, 91 lindje më pak se në të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa janë regjistruar 258 raste të vdekjeve apo 33 raste më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Derisa lindjet shënojnë rënie kurse vdekje ka më shumë, statistikat e regjistrimit të martesave në sistemin e gjendjes civile flasin për ecuri të numrit në rritje.
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës janë kurorëzuar 293 ccifte bashkëshortore apo 46 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është intersant fakti se nga ky numër, 237 raste janë kurorëzime me partner ose partnere të nacionalitet të huaj./radiogjakova/