Kusari dorëhiqet më 2 gusht
Pasi Presidenti Thaçi caktoi datën 3 gusht për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Kosovës, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila pritët të japë dorëheqjen një ditë më herët.
Kusari-Lila pritet të paraqesë dorëheqjen pranë Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe më pas t’i drejtohet qytetarëve përmes një konference më 2 gusht.
Për arsye se zgjedhjet lokale do të mbahen brenda 3 muajve, Presidenti Thaçi nuk pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme. Gjatë muajve pasi Kusari-Lila të dorëhiqet, Komuna do të udhëhiqet nga nënkryetari Armend Vokshi.
Në daljet e saj të fundit publike, Kusari-Lila e ka theksuar faktin se dorëheqja vlen vetëm për këtë mandat, duke lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për zgjedhjet lokale të tetorit./radiogjakova/