.
Published On: Thu, Jul 27th, 2017

Qeveria lokale, Erlinda Rizvanolli emërohet në krye të DPPA

Share This
Tags

Erlinda Rizvanolli është emri më i ri që i është shtuar qeverisjes lokale në Gjakovë.

Ajo do të jetë në krye të Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative, pozitë që më herët është mbajtur nga Armend Vokshi.

Këtij të fundit, nga 15 qershori, i është besuar pozita e nënkryetarit të komunës, ndërsa pas dorëheqjes së kryetares Kusari-Lila do ta ketë fjalën kryesore në Komunën e Gjakovës.

Në anën tjetër, Rizvanolli, që ka qenë pjesë e kësaj drejtorie prej vitesh, është vlerësuar si kandidatja më e mirë për të udhëhequr me këtë dikaster dhe për të qenë në krye të projekteve që janë në vazhdimësi nga kjo drejtori.

Ndryshe, Erlinda Rizvanolli bëhet femra e gjashtë që udhëheq me një drejtori në Komunën e Gjakovës pas Silvana Domit, Diana Qarkaxhiut, Elida Bejtullahut, Kaltrina Biblekajt dhe Hana Zekës./radiogjakova/