Aparati dixhital shmang radhët, Rizvanolli: Do ta blejmë të dytin
Aparati dixhital i aktivizuar muaj më parë në ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komunale e i vendosur para objektit të komunës po jep frytet e para.
Erlinda Rizvanolli, drejtoreshë në Drejtorinë për Punë të Përgjithshme Administrative thotë se ky aparat bashkë me zyrën e Gjendjes Civile në Orize dhe shërbimin online është një nga arsyet pse nuk ka radhë në sportelet brenda komunës.
Sipas saj, për dy muaj e gjysmë nga ky aparat janë tërhequr mbi 1 mijë e 600 dokumente.
Duke parë rezultatet, Rizvanolli njoftoi se nga java e ardhshme do të nis procedura për blerjen e një tjetër aprati të tillë, i përditësuar teknikisht.
Ideja fillestare për vendosjen e këtij aparati dixhital është sheshi kryesor në qendër të qytetit, por për këtë pritet të merret një vendim përfundimtar më vonë.
Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për diasporën, Rizvanolli tha se tashmë në Komunën e Gjakovës ka një zyrtare e cila merret ekskluzivisht me bashkatdhetarët dhe ka vetëm funksion udhëzues që varësisht nga kërkesat e qytetarëve, ajo i udhëzon se ku duhet të paraqiten në mënyrë që t’ju kursejë kohë dhe të shmangen radhët e panevojshme./radiogjakova/