.
Published On: Mon, Aug 7th, 2017

Hapet tregu i ri, mbyllet ai tek ish-kazermat

Share This
Tags

Të hënën është mbyllur tregu i madh i qytetit i cili ndodhej në hapësirën e ish-kazermave, ndërkohë që zyrtarisht është hapur tregu i ri privat, i realizuar në bashkëpunim me komunën e Gjakovës.

Ky treg ndodhet në dalje të qytetit në drejtim të Prizrenit, afër ish-objektit të Kombinatit të Duhanit “Virgjinia”.

Si jemi njoftuar nga Hana Zeka, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, tregu i ri ofron kushte më të mira për tregtimin e produkteve të ndryshme, si për qytetarë e poashtu edhe për prodhues bujqësorë dhe tregtarë.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë, Zeka, njëri nga kushte për të cilat ka insistuar komuna, ka qenë plotësimi i kushteve higjienike dhe sanitare.

Mbyllja e tregut të madh në afërsi të Urës së Tabakut, është bërë si rrjedhojë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Kampusit Universitar i cili do të ndërtohet në atë zonë , ndërkohë që pas vizitës së të hënës së inspektorëve komunal, kjo hapësirë ka rezultuar e zbrazët dhe plotësisht e boshatisur./radiogjakova/