“Terre e liberta 2017”, nis kampi veror me disa risi
Prej të hënës, për të dytin vit me radhë, në Gjakovë mbahet kampi veror “Terre e liberta 2017” , kamp ky i cili këtë vit realizohet nga OJQ “Roma in Action” në bashkëpunim me OJQ italiane nga Prizreni “IPSIA”.
Për ndryshim nga viti i kaluar kur ky kamp është zhvilluar vetëm në Qendrën e Komuniteteve në Brekoc, këte vit fal bashkëpunimit me Shkollën Fillore “Emin Duraku”, ky event do të organizohet edhe në ambientet e kësaj qendre shkollore.
Për 10 ditë me radhë 12 studentë nga qytete të ndryshme të Italisë, vullnetarisht do të punojnë me fëmijë të interesuar, duke i njoftuar ata për mënyrën e riciklimit të materialeve të ndryshme për të arritur deri tek produkti final, aktivitet ky i cili do të zhvillohet në brendi të shkollës ku tashmë është instaluar laboratori përkatës.
Ndërkohë në ambientet e jashtme do të zhvillohen kryesisht aktivitete kreative dhe argëtuese. Kampi është i hapur për të gjithë fëmijët e intersuar./radiogjakova/