.
Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Dan Gashi hap eskpozitë në Gjakovë

Share This
Tags

Pas prezantimit në ekspozita të ndryshme të përbashkëta në Gjermani, Shqipëri, Spanjë, Rusi, Egjipt e të tjera vende, krijuesi i lindur në Gjakovë dhe mërgimtar nga Gjermania, Dan Gashi, të premten në Gjakovë hapi ekspozitën e tij personale me piktura me moton “Arti bashkon popujt”.

Në ceremoninë e hapjes solemne, autori Gashi, ka thënë se shpreson që të gjithë ata të cilët do të vizitojnë këtë ekspozitë, do të gjejnë diçka interesante e cila korrespondon me shijen dhe preferencat e tyre në këtë fushë të artit.

Adhuruesit e artit pamor në Gjakovë e më gjerë, ekspozitën personale të krijuesit Dan Gashi, të hapur në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, do të mund ta vizitojnë edhe gjatë fundjavës duke filluar nga ora 09:00./radiogjakova/