.
Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Nderohen Elton Zherka dhe Përmet Vula

Share This
Tags

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula zyrtarë të lartë lokalë, të partive politike, bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule mbi varrin e dëshmorëve të rënë.

Një delegacion nga Komuna e Gjakovës e udhëhequr nga nënkryetari i komunës, Armend Vokshi, bashkë me drejtorët dhe përfaqësues komunal kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.

Me këtë rast, është vlerësuar lartë guximi, trimëria, dhe gatishmëria që kanë treguar këta heronj në rrugëtimin e gjatë për liri.

Po ashtu, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje vizitoi varrezat e qytetit për të nderuar figurën e dëshmorëve Zherka dhe Vula.

Aty u tha se sakrifica madhështore dhe vetëmohuese e dëshmorëve të kombit tonë për liri, barazi dhe mirëqenie të popullit shqiptar shërben si dritë udhëzuese për neve në mënyrë që të vazhdojmë drejt idealit të tyre./radiogjakova/