Fazli Hoxha, kandidat i Nismës për Gjakovën
Kur kanë mbetur edhe 2 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë t’i propozojnë kandidaturat e tyre me të cilat do të dalin me ofertë për qytetarët me 22 tetor.
Këtë po e bënë edhe Nisma për Kosovën ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Gjakovës.
Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, do të jetë kandidat për kryetar komune.
Po ashtu, ky subjekt politik ka nisur edhe me prezantimin e kandidatëve për Asamble komunale./radiogjakova/