.
Published On: Sat, Aug 19th, 2017

“Java e Filmit Amerikan” në Gjakovë

Share This
Tags

Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë për dy javë do të jetë nikoqir i programit të filmit “American Film Week in Gjakova”, në kuadër të së cilit nën qiell të hapur do të shfaqen gjashtë filma hollivudian.

Programi i këtij aktiviteti përfshin edhe filma të nominuar dhe fitues të çmimit “Oscar”.

“Java e Filmit Amerikan” në Gjakovë do të nisë më datën 22 gusht dhe do të zgjasë deri më 1 shtator.

Filmat që do të shfaqen janë “Hidden Figures” (22 gusht), “Race” (23 gusht), “Lincoln” (25 gusht), “Inside Out” (29 gusht), “Top Story” (30 gusht) dhe “Zootopia” (1 shtator).

Të gjitha filmat shfaqen me fillim prej orës 21:00 në gjuhën angleze dhe titra anglisht, ndërsa hyrja është e lirë./radiogjakova/