Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa lagje të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” bënë me dije se të premten dhe të shtunën do të ketë ndërprerje të ujit për shkak se është duke u ndërruar gypi i ujësjellësit në rrugën “Bujar Roka”.
Furnizimi me ujë është ndërprerë nga mëngjesi i së premtes.
“Ekipet do të punojnë që shumë shpejtë ta rikthejnë furnizimin me ujë. Rrugët që do të kenë ndërprereje të ujit janë: rrugët anësore që janë të lidhura me rrugën ‘Bujar Roka’, rrugët në lagjen ‘Orize jugore’, ‘Korab Binxhiu’, ‘Ilir Soba’ dhe rruga ‘Martin Camaj’”, thuhet në njoftimin e KRU “Radoniqi”.