.
Published On: Mon, Aug 28th, 2017

Bie numri i aksidenteve në rajonin e Gjakovës

Share This
Tags

Policia e Gjakovës vazhdon ta ketë në krye të listës së prioriteteve parandalimin e aksidenteve rrugore.

Toger Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë, tha se gjatë 8 muajve të parë të këtij viti ka rënie të aksidenteve në rajonin e Gjakovës krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas tij, në periudhën janar-gusht 2017 ka pasur 5 aksidente fatale me 6 persona të vdekur, ndërsa në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar kishte 7 aksidente fatale me 11 persona të vdekur.

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka ndodhur vetëm një aksident me fatalitet, por në muajin korrik janë shënuar 3 të tilla, ndërsa një në muajin gusht.

Togeri Sahatqija tha se divizioni që udhëheq ka një hartë me rrugët më problematike dhe se aty vazhdimisht ka pika kontrolli, por edhe patrullime me makina, për të shmangur aksidentet./radiogjakova/