.
Published On: Tue, Aug 29th, 2017

PDK ndryshon kandidat, në Gjakovë garon me Ramadan Hotin

Share This
Tags

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të ndryshojë kandidatin për kryetar të komunës së Gjakovës. Kjo parti do të garojë me ish-nënkryetarin e Komunës, Ramadan Hoti.

Fillimisht PDK ishte përcaktuar për Hajdar Beqën, por ky i fundit ka preferuar të mbajë postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Njoftimin për kandidimin e tij e ka konfirmuar edhe vetë Hoti që ka thënë se vendimin e mori pas ndihet i obliguar moralisht ndaj qytetarëve të komunës së Gjakovës.

“Më lejoni që së bashku ta ruajmë krenarinë e dikurshme të Gjakovës, të rrisim vullnetin për punë dhe dashurinë ndaj këtij qyteti të bekuar. Së bashku do të kemi trajtim të barabartë për të gjithë, pa dallime përkatësie fetare, gjinore apo ngjyrime politike. Qytetarët e Gjakovës duhet t’i besojnë fuqishëm partisë sonë të vlerave e konkurrencës”, ka thënë ndër të tjera Hoti./radiogjakova/