.
Published On: Mon, Sep 4th, 2017

Mbërrijnë insulinat, QKMF nis shpërndarjen

Share This
Tags

Pas më shumë se 40 ditë pritje, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është furnizuar me insulinë, ilaçin kryesor për të sëmurët me diabet.

Ndonëse furnizimi me insulinë bëhet çdo fillim muaji, kjo nuk është bërë gjatë muajit gusht. Mirëpo udhëheqësit në këtë qendër mjekësore të shëndetit primar, kanë thënë se QKMF nga e hëna ka nisur shpërndarjen e saj për pacientët.

Në mungesë të furnizimit, QKMF gjatë muajit gusht ka bërë shpërndarjen e një sasie të insulinave të mbetura, por të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë medikament.

Në komunën e Gjakovës është në rritje numri i qytetarëve që kanë nevojë për këtë ilaç.

Sipas një liste që kanë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë 1050 persona që momentalisht kanë nevojë për insulinë./radiogjakova/