.
Published On: Tue, Sep 5th, 2017

Bordi i drejtorëve diskuton për ndarjen e bursave

Share This
Tags

bordNë Kuvendin komunal të Gjakovës u mbajt mbledhja e Bordit të Drejtorëve. Anëtarët e qeverisë komunale, fillimisht kanë shqyrtuar kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për furnizimin me energji elektrike të objektit të Impiantit të Ujërave të Zeza në fshatin Skivjan.

Pas diskutimeve të bëra, nisur nga fakti se ky objekt ende nuk ka dalë në menaxhim nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Radoniqi”, pagesa për furnizim me energji elektrike të bëhët në këste nga ana e Komunës së Gjakovës.

Në vazhdim është miratuar kërkesa e Drejtorisë për Punë Inspektuese për ndryshimin e rregullores komunale për Rregullimin e Qytetit dhe Shërbimeve komunale, ndërkohë që më pastaj, Dardane Riza, udhëheqëse e sektorit për Buxhet dhe Financa në Drejtorinë komunale në Gjakovë për Arsim ka prezentuar kërkesën për ndarjën e bursave të mbetura nga konkursi i parë për vitin akademik 2016-2017.

Kjo pikë e rendit të ditës ka zgjuar interesim tek anëtarë e Bordit të Drejtorëve të cilët kanë dhënë propoziomet e tyre për kriteret dhe profilet për të cilat duhet të ndahen bursa në vlerë prej 50 euro në muaj nga ana e Kuvendit të Komunës.

Në anën tjetër, Silvana Domi, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Zhvillim Ekonomik ka kërkuar mbështetje për drejtimet deficitare.

Ndryshe në afatin e parë të mbështetjës për studentë nga ana e Komunës janë ndarë gjithsejt 31 bursa, 7 për shkencat matematiko-natyrore, 6 për ndërtimtari dhe arkitekturë, 3 bursa për inxhinieri mekanike e të tjera./radiogjakova/