.
Published On: Wed, Sep 6th, 2017

Drejtoria e Kulturës kërkon mbështetje për “Javën e Teatrit”

Share This
Tags

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në mbledhjen e qeverisë lokale prezantoi kërkesën për mbështetjen financiare të projektit “Java e Teatrit” i cili është paraparë të mbahet në komunën e Gjakovës.

Me rastin e prezantimit të kësaj kërkese, Drenusha Hoxha nga Drejtoria e Kulturës, tha se bëhet fjalë për një projekt me kosto të konsiderueshme, i cili është i ndërlidhur edhe me shënimin e 40-vjetorit të themelimit të Teatrit Profesionist në Gjakovë, për çka tashmë është formuar këshilli organizativ.

Pas diskutimeve të bëra, kryesuesi i mbledhjes Armend Vokshi, tha se, për marrjen e një vendimi lidhur me këtë kërkesë, nevojiten informata shtesë, ndërkohë që ka potencuar mundësinë e vogël, kur është fjala tek mjetet e mbetura financiare të dedikuara për subvencione.

Ndryshe, sipas planifikimeve të Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, “Java e Teatrit ‘ në Gjakovë është paraparë të mbahet gjatë muajit të ardhshëm përkatësisht muajit tetor./radiogjakova/