.
Published On: Sat, Sep 9th, 2017

Edhe 3 ditë afat për të ndryshuar qendrën e votimit

Share This
Tags

Edhe tri ditë kanë mbetur nga mundësia për të ndryshuar qendrën e votimit për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Ndryshe, të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së, duke zgjedhur “Ku do të votosh”.

Përmes së njejtës procedurë, mundësohet edhe ndryshimi i qendrës së votimit, natyrisht brenda së njëjtës komunë, duke plotësuar të dhënat e kërkuara, ndërkohë që pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, ndërrimi i qendrës së votimit bëhet duke u paraqitur edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, me letërnjoftim me ç’rast plotësohet formulari për ndërrimin e qendrës së votimit. Kjo zyre që gjendet në ambientet e Pallatit të Kulturës është e hapur çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00./radiogjakova/