.
Published On: Wed, Sep 13th, 2017

Shqiptarët e Amerikës ndihmojnë shkollën “Emin Duraku”

Share This
Tags

Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Gjakovë të mërkurën pranoi mjete të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së mësimit në këtë vatër shkollore.

Rreth 650 nxënës të kësaj shkolle do të pajisen me fletore, vizatime dhe lapsa, ndërsa brenda dy javësh do t’i gëzohen edhe një kabineti të ri të informatikës.

E gjitha kjo falë ndihmës së organizatës “Shokë klase përgjithmonë” që ka siguruar 10 kompjuterë dhe 20 monitorë të rinj.

Po ashtu, kjo shkollë pranoi edhe mjete përcjellëse për fushën e basketbollit e cila momentalisht është e dëmtuar.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Albert Zajmi, falënderoi shoqatën dhe tha se është viti dytë që ndihmohen me mjete shkollore. Ai shtoi se me padurim pop resin të kompletojnë edhe kabinetin e informatikës.

Organizata “Shokë klase përgjithmonë” është një produkt i komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë e cila ndihmon edhe shkolla të tjera shqiptare në Ballkan.

Zaminna Bodini nga kjo organizatë tha se dëshirojnë që të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me me fletore e lapsa dhe të kenë kushte më të mira për mësim.

Më të lumturit ishin padyshim nxënësit e kësaj shkolle, të cilët mirëpresin gjithmonë ndihma të tilla. Nxënësja Erdonita Dervishi tha se ky donacion ka qenë i nevojshëm dhe falënderio organizatën e shqiptarëve të Amerikës./radiogjakova/