Mbi 230 votues ndryshuan qendrën e votimit në Gjakovë
Ditë më parë përfundoi periudha e shërbimit të votuesve për zgjedhjet komunale 2017.
Gjatë kësaj periudhe votuesit e komunës së Gjakovës patën mundësi të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit me qëllim që për zgjedhjet lokale ta kenë atë më afër vendbanimit të tyre.
Zyrtari i lartë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Gjakovë, Xhevdet Bytyçi, tha se gjatë periudhës sa ka qenë i hapur ky shërbim qendrën e votimit e kanë ndryshuar 232 votues.
Ndryshe, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Gjakovë po vijon me përgatitje për zgjedhjet lokale. Siç bëhet e ditur, edhe më 22 tetor në komunën e Gjakovës do të ketë 34 qendra votimi me 143 vendvotime./radiogjakova/