Lekaj: Do të zgjerojmë rrugën në aksin Gjakovë-Klinë
Ministri i ri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se aksi rrugor Gjakovë-Klinë do të zgjerohet, si një aks shumë i rëndësishëm për vendin.
Megjithëse nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, Lekaj u shpreh se ka biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe Ministrinë e Financave që të gjendet një zgjidhje financiare për kryerjen e punimeve.
“Me kujdesin më të madh do të respektojmë drejtimet zhvillimore ose drejtimet e akseve që janë në rëndësinë e vendit, një përparësi duhet t’i jepet aksit Klinë-Gjakovë, si zgjerim të kësaj rruge”, u shpreh Lekaj.
Sa i përket projekteve të tjera infrastrukturore, Lekaj tha se do të mbikëqyren punëkryesit në mënyrë që punët të mos zvarriten dhe të kryhen sa më parë./radiogjakova/