.
Published On: Tue, Sep 19th, 2017

Ankesat për rrugën “Bujar Roka”, takim mes banorëve e Komitetit për Shërbime Publike

Share This
Tags

Komiteti për Shërbime Publike mbajti mbledhjen e radhës, ku si pikë të vetme të rendit të ditës ka diskutuar për projektin e rrugës “Bujar Roka”. Në këtë takim morën pjesë edhe qytetarë që banojnë në atë pjesë të qytetit, të cilët kanë shprehur brengat lidhur me këtë projekt që është në realizim.

Ata kanë kërkuar nga komuna ndryshim në disa pika të këtij projektit, siç thanë ata, që ta bëjnë më të lehtë qasjen në këtë rrugë tranzite. Qytetarët, gjatë takimit thanë se që në fillim të punimeve kanë bërë vërejtje lidhur me këtë projekt, kryesisht për ngritje të kuotave dhe sipas tyre ka shtëpi që nuk kanë fare qasje në rrugë.

Sipas qytetarit Blerim Tuzi nese nuk bëhet ndonjë ndryshim, atëherë do të ketë pasojë me dekada.

Ndërkohë, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Kaltrina Biblekaj, duke ju përgjigjur qytetarëve, ka lanë për të kuptuar se gjasat për të ndryshuar në këtë projekt janë të vogla.

Rruga “Bujar Roka” që është në realizim po ndërtohet me mjete të projektit “Demos” dhe komunës së Gjakovës, ndërsa do të ketë një gjatësi prej 750 metra, ndërsa do të ketë katër korsi dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse./radiogjakova/