Gjini pret ambasadorin norvegjez
Kryetari Ardian Gjini priti pasditen e së martës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Ky takim u shfrytëzua për të diskutuar mundësitë e përkrahjes së projekteve në komunën e Gjakovës nga shteti norvegjez.
Gjini deklaroi se ambasadori Sjaastad konfirmoi mbështetjen për komunën tonë, për çka u shpreh falënderues.
Ambasadori norvegjez Sjaastad tha se ambasada do të ketë kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Gjakovës dhe do të shohim mundësitë që të përkrahen projektet që janë të rëndësishme për qytetarët e rajonit të Gjakovës.
“Jam i lumtur të jem këtu dhe të takoj kryetarin Gjini. Ne kem mbështetur prej vitesh Kosovën në shumë fusha dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Gjakovës dhe do të shohim mundësitë për të përkrahur projektet që janë me rëndësi për rajonin”, deklaroi ambasadori norvegjez.
Ndryshe, Sjaastad ishte i pari zyrtar i lartë që vizitoi Gjinin që kur ky mori detyrën e kryetarit të komunës së Gjakovës./radiogjakova/