.
Published On: Tue, Dec 19th, 2017

Emërimi i drejtorëve, reagon Alternativa

Share This
Tags

Menjëherë pas zyrtarizimit të drejtorëve të rinj të Komunës së Gjakovës, reagoi partia më e madhe opozitare Alternativa.

Në deklaratën dërguar mediave, thuhet se “Gjini po dëshmon se bartësit e dikastereve në qeverisjen e tij janë të emëruar për të plotësuar apetitet politike dhe grupore dhe në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Gjakovës”.

Dega e Alternativës në Gjakovë konsideron se me këto emërime rrezikohet seriozisht humbja e projekteve të mëdha kapitale të filluara nga qeverisja Kusari – Lila.

Në deklaratë, Alternativa i bënë thirrje kryetarit Gjini që të publikojë para qytetarëve bagazhin profesional të secilit të zgjedhur të tij për të qeverisë me Gjakovën dhe potencialin e tyre intelektual dhe profesional për të shërbyer në dikasteret për ku edhe janë emëruar.