Frrokaj takon drejtorët e shkollave të Gjakovës
Drejtoria e komunale e Arsimit në Gjakovë organizoi një takim me Këshillin e drejtorëve të shkollave.
Udhëheqësve të institucioneve shkollore në Gjakovë, ju është drejtuar drejtori i Arsimit, Bernard Frrokaj i cili ka thënë se, realizimi i detyrave të cilat i presin drejtorët gjatë gjysmëvjetorit të dytë, me theks të posaçëm tek disiplina në punë, do të jetë objektiv parësor i drejtorisë së arsimit në Gjakovë.
Në takimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Gjakovë, drejtori Bernard Frrokaj, ka veçuar edhe rëndësinë e mirëmbajtjes së ambienteve shkollore dhe ngritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe mësimdhënies:
Takimi ka vazhduar me prezantimin e kërkesave të drejtorëve të shkollave të ndërlidhura kryesisht me plotësimin e nevojave para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017- 2018./radiogjakova/