.
Published On: Wed, Mar 7th, 2018

Kremtohet Dita e Mësuesit

Share This
Tags

shkolMe ndjenja të përziera krenarie dhe brenge për rrugëtimin përpara të procesit të arsimimit të gjeneratave të reja, mësimdhënësit gjakovarë e kanë pritur festën e 7 Marsit.

Mësuesja Besa Brovina-Byci nga Shkolla Fillore “Zekeria Rexha”, duke shprehur dashurinë e saj të pafund për profesionin e mësimdhënësit dhe edukimit të brezave të rinj, për Radio Gjakovën, ka thënë se një gjë e tillë është rezultat i një tradite të gjatë në familjen e saj, ku të dy prindërit kanë qenë mësues.

Pas 34 vite të punës së saj me ditar në dorë, mësuesja Byci shprehet e zhgënjyer me vlerësimet e fundit për cilësinë e arsimit në Kosovë, të cilin, sipas saj nuk e meritojnë gjeneratat e reja në Kosovë.

“Të gjithë duhet të kenë më shumë përgjegjësi, si mësimdhënësit, po ashtu edhe prindërit sepse brezi ri duhet të arrijë nivelin e dijes të bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë”, tha ajo./radiogjakova/