AAK: Mimoza po gënjen për borxhin
Gjakovë- Pas publikimit të borxheve të trashëguara të Qeverisë komunale në Gjakovë, ka reaguar dega e AAK-së në komunën tonë, e cila këto borxhe i ka vlerësuar si të pavërteta.
Në deklaratën e tyre për shtyp, dega e këtij subjekti politikë thekson se “fillimisht kreu komunal ka deklaruar se borxhi i qeverisjes së kaluar ishte 5 milion euro, ndërsa pas disa javësh deklaruan se borxhi ishte mbi 10 milion euro e tani pas gati 100 ditësh qeverisje borxhi që ka mbetur nga qeverisja e kaluar del të jetë 1 milion e 400 mijë euro.
Qeveria Lekaj ka planifikuar që obligimet e mbetura nga vitet e kaluara për operatorët ekonomik të paguhen në fillim të vitit 2014, mjete këto që janë të alokuara 1 milion e 700 mije euro. Edhe pse janë alokuar të gjitha mjetet ashtu siç ka qenë e planifikuar me rrjedhën e parasë publike, qeveria aktuale ka bllokuar duke mos shlyer obligimet ndaj operatorëve me çka ka ngulfatur ekonominë e Gjakovës” , thuhet ndër të tjera në këtë reagim të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë./radiogjakova/