.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

AAK: Mimozë puno se të ka humbur rruga në oborr

Share This
Tags

aak-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjakovë përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me letrën e Kusari-Lilës. Sikurse Vetëvendosja, edhe AAK-ja konfirmojnë se salla është lëshuar për të mos rrëzuar vendimin e mëparshëm që ndalonte KEDS-in të vendoste orëmatësit në hapësirat publike.

“Partitë opozitare e kanë lëshuar sallën në shenjë të pakënaqësisë dhe mos seriozitetit të punës së qeverisë aktuale ku para dy muajve përmes Asamblesë Komunale kanë marrë vendim që KEDS-it mos t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave publike për vendosjen e orëvematëse dhe në mbledhjen e mbajtur të premten kërkuan që të revokohet vendimi i marrë dhe të nxirret vendimi i ri i cili i’a mundëson KEDS-it vendosjen e orëve matëse, prandaj kemi lëshuar sallën”, thuhet në dklaratën e AAK-së.

Sipas AAK-së, të gjithë shefat e grupeve të partive politike në Gjakovë para mbledhjes së Asamblesë janë dakorduar që unanimisht t’a përkrahin kallximin penal për ministrin Jabllanoviq, ndërsa kanë thënë se Kusari-Lila nuk është e aftë ta udhëheqë Gjakovën dhe se nuk e ka shumicën në Asamble.

“AAK- dega në Gjakovë kërkon nga Mimoza Kusari -Lila që mos të vajtoj, mos të sjell zi për vendin, por t’i kthehet punës dhe realizimit të premtimeve sepse edhe ashtu nuk ka mundësi t’i realizoj ngase kaloj një vit nga premtimet e dhëna dhe nga këto premtime ka arritur ti realizoj vetëm 12% .Mimozë puno se të ka humbur rruga në oborr.”, përfundon deklarata e AAK-së./radiogjakova/