.
Published On: Sun, Aug 2nd, 2015

AAK në Gjakovë e ka kompletuar kryesinë

Share This
Tags

aak-logoPas zgjedhjes së kryetarit të ri, dega e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Gjakovë e ka kompletuar edhe kryesinë, duke e përmbyllur kështu në tërësi procesin zgjedhor. Bazuar në statutin e partisë, kryetari i sapo zgjedhur Ardian Gjini, ka propozuar emrat për kryesinë e re, të cilët unanimisht janë miratuar edhe nga këshilli Drejtues i degës.

Në këtë drejtim, nënkryetarë të degës së AAK-së në Gjakovë janë zgjedhur Ismet Bardhoshi, Nikollë Lleshi dhe Flamur Fetahaj. Sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Kushtrim Brahimaj, ndërsa sekretar organizativ Xhavit Alija. Në kryesinë e re me automatizëm janë futur edhe Burbuqe Deva–Bakija, si kryetare e Aleacës së Gruas dhe Armend Shabanaj, si kryetar i Aleancës së të rinjëve.