.
Published On: Mon, Jan 13th, 2014

Aderime të reja në PDK-në e Hasit

Share This
Tags

pdk-rogoveGjakovë- Pas rritjes pothuajse të trefishtë në zgjedhjet e fundit, Partia Demokratike e Kosovës, dega për regjionin e Hasit po vazhdon të zgjerohet edhe gjatë këtyre ditëve.

Me një ceremoni solemne dhe me aderime të reja, të dielen është themeluar edhe nëndega e Ujzit ndërsa ditëve në vazhdim pritet  themelimi edhe i katër nëndegëve tjera, të cilat si tërësi do të jenë pjesë ë degës së Hasit.

Kryetari i degës së Hasit, njëkohësisht kandidati potencial për nënkryetar të komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, ka thënë për Radio Gjakovën se interesimi i banorëve të regjionit të Hasit që t’i bashkëngjiten PDK-së është mjaft i madh dhe kjo po dëshmohet edhe me aderime dhe themelim të nëndegëve të reja.

Hoti ka shtuar se ditëve në vazhdim, pos themelimit edhe të katër nëndegëve tjera, pritet që PDK-së në Has t’i bashkëngjiten edhe të paktën tri nëndegë të subjekteve tjera politike.

Ndryshe, në degën e PDK-së në Has thonë se me këtë rritje dhe me një organizim të mirë, kjo degë po dëshmon se është e gatshme që në një të ardhme të afërt të garojë e ta fitojë të drejtën edhe për të udhëhequr me komunën e re të Hasit, e cila pritet të themelohet pas disa muajsh./radiogjakova/