.
Published On: Tue, Feb 4th, 2014

Admir Shala, drejtor i ri i Ngrohtorës së Qytetit në Gjakovë

Share This
Tags

admir shalaGjakovë-  Nga njoftimi përmes komunikatës së Bordit të Drejtorëve, respektivisht nga Fatos Koshi, kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Ngrohtores së Qytetit”, për opinion bëhet e ditur se është zgjedhur drejtuesi i ri i “Ngrohtores së Qytetit”.

Ai është Admir Shala, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Dublin të Irlandë në lëmin e Shërbimeve Elektrike dhe Menaxhimin e Energjisë, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Qytetit te Londrës për Energjinë Efiçente. Ka përvojë mbi dhjetëvjeçare institucionale, si Banka Botërore, KE, DIFD dhe Sekretariatin e Komunitetit te Energjisë në Vjenë.

Për postin e drejtorit të Ngrohtores kishin konkuruar 22 persona, shtatë prej të cilëve kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për intervistim, ku është përzgjedhur lista e ngushtë prej tre vetave. Këta të fundit janë ftuar të marrin pjesë në prezentimin e rezultateve të fizibilitetit për të ardhmen e Ngrohtores. Më pas Bordi vendosi që kandidati më i vlerësuar me pikë është Admir Shala.