.
Published On: Wed, Dec 11th, 2013

Aeroporti i Gjakovës, kompetencat kalojnë tek vendorët

Share This
Tags

aeroplan-aeroportPrishtinë- Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ka thënë se pas 13 viteve të mbikëqyrjes së Aeroportit të Gjakovës, nga KFOR-i Italian, Ministria e Mbrojtjes së Italisë dhe Qeveria e Kosovës, kanë filluardiskutimet për transferimin e Aeroportit në pronësi të Qeverisë në pajtim me të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ustabio tha se aeroporti është në gjendje të shkëlqyeshme dhe i gatshëm për t’u shfrytëzuar për transport të mallërave, si dhe për aktivitete sportive dhe rekreative të aviacionit.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka pohuar se në vendim thuhet që Aeroporti do të ipet në përkujdesje të përkohshme 9 mujore dhe të zgjedhet një menaxher i përkohshëm me kompetenca të plota për zhvillim të aktiviteteve.

Kjo marrëveshje, sipas tij pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji nga komisioni ndërministror dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Vendimi ka për qëllim që ky aset të vazhdoj të operohet dhe të mirëmbahet pas tranferimit te Qeveria e Kosovës. Ky vendim paraqet dhënien e Aeroportit në përkujdesje të përkohshme 9 mujore ndërmarrjes publike, Aeroporti në Prishtinë, ndërmarrje kjo që ka ekspertizën e nevojshme për operimin dhemirëmbajtjen e rregullt të këtij aeroporti. Autorizimin e Aeroportit NPSHA, që të emëroj një menaxher të përkohshëm me kompetenca të plota për zhvillimin e aktiviteteve”, ka thënë Ustaibo.

Në mbledhje është shqyrtuar edhe raporti i Policisë së Kosovës për ruajtjen e objektivave shtetërore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se rreth 126 pjesëtar të Policisë së Kosovës, punojnë në objektet e Institucioneve të Kosovës, ku disa prej tyre kryejnë detyrat e rojtarëve në hyrje të parkingjeve të këtyre objekteve por edhe të punëtorëve në recepsion dhe sipas tij, kjo nuk përkon me objektivat dhe misionet e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, është shqyrtuar edhe kërkesa për shpronësim me interes publik, për nevoja të ndërtimit të Komplekseve Memoriale, “Kulla e Zahir Pajazitit”, në fshatin Orllan dhe Kompleksi i varrezave të dëshmorëve të rënë në “Betejën e Koshares”, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./express/